Rama me banorët e Durrësit për projektin TID: Duan apo s’duan, shtëpitë do t’ua prishim
Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me banorë të Durrësit lidhur me projektin TID. Pas rreth dy orë e gjysmë diskutimesh, Rama doli me një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se projekti do të vijojë dhe se prishje objektesh do të ketë.
“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie.
Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, tha Rama.
Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.
