Aktualitet

Djath “Erzeni”: Datën e skadencës e ka në prill, myket që tani

KAON

Një tjetër denoncim për sigurinë ushqimore është bërë nga një qytetar. Sipas JOQ qytetari shkruan e ka blerë djathë dhie të markës “Erzeni” me afat skadence deri më 17 prill, por produkti rezultonte i prishur dhe me shenja të dukshme myku, ndonëse ndodhemi ende në muajin shkurt.

Datën e skadencës e ka në prill, djathi “Erzeni” myket që tani

Më herët është denoncuar se nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se shqiptarët kanë konsumuar edhe qumësht me aflatoksinë. Produktet e kontaminuara i përkasin pikërisht Lufrës dhe Erzenit.

U raportua se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?