Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre.
Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar në 6 muaj burg për secilin. Gjithashtu, të pandehurve u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për të gjithë të pandehurit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.
Ata akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendera publikë.
