Forcat amerikane tërhiqen plotësisht nga Iraku
Forcat amerikane kanë përfunduar një tërheqje të plotë nga bazat ushtarake në territorin federal të Irakut, përfshirë Bazën Ajrore Al-Asad, pas kërkesës së qeverisë irakiane. Tërheqja vjen pas një reduktimi gradual të pranisë amerikane dhe kalimit të rolit të saj në këshillim që nga viti 2021.
Përjashtim bën Rajoni gjysmë-autonom i Kurdistanit, ku trupat amerikane mbeten ende në Bazën Ajrore Harir në Erbil, pasi rajoni nuk kontrollohet plotësisht nga qeveria qendrore e Irakut.
Prania amerikane në Irak ka ndryshuar ndër vite, duke arritur kulmin në vitin 2003 dhe duke u rikthyer pjesërisht në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in. Tërheqja aktuale ndodh mes tensioneve të shtuara rajonale mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa bazat amerikane në Irak kanë qenë shpesh objekt sulmesh nga grupe të mbështetura nga Irani.
