Sport

Cristiano Ronaldo ka fituar ndaj Juventusit në gjykatë.

KAON

Cristiano Ronaldo ka fituar ndaj Juventusit në gjykatë. Sipas ‘Repubblica’, gjyqtari i punës në Torino i ka dhënë të drejtë ish-lojtarit bardhezi, duke konfirmuar vendimin e arbitrazhit. Klubi nuk mund të marrë mbrapsht 9.7 milionë euro të paguara Ronaldos gjatë periudhës së Covid-19, dhe gjithashtu duhet të paguajë 80.000 euro për shpenzimet e padisë për apelim. Juventusi kërkonte shfuqizimin e vendimit të tre arbitrave – Gianroberto Villa, Roberto Saki dhe Leandro Kantamesa – të cilët vendosën që klubi duhej t’i paguante Ronaldos disa muaj paga bruto, të cilat ai nuk i kishte marrë për shkak të reduktimeve gjatë pandemisë. Shumat ishin pezulluar për shkak të marrëveshjeve mes klubit dhe lojtarëve. Ronaldo kishte kërkuar pothuajse dyfishin e shumës dhe kishte fituar në arbitrazh katër muaj më parë. Juventusi apeloi në gjykatë, por gjyqtari i punës në Torino i dha sërish të drejtë futbollistit, i përfaqësuar nga avokati i tij, Xhon Shehata.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?