Aktualitet

Torturat ndaj djalit të Mehmet Shehut nga sigurimi i shtetit

KAON

Emisioni Top Story ka sjellë9 mbrëmë dëshmi tronditëse nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, duke hedhur dritë mbi një nga historitë më të errëta të persekutimit politik në Shqipërinë komuniste.

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar pjesë nga dëshmia e shkrimtarit Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, i cili u arrestua pas shpalljes së të atit si “armik i popullit”.

Sipas rrëfimit të cituar nga Zeka, Bashkim Shehu është mbajtur për 6 muaj i shtrirë në një arkivol, sikur të ishte i vdekur – një nga format më çnjerëzore të torturës psikologjike të përdorura nga Sigurimi i Shtetit.

“Torturat më bizare që i ka bërë një Sigurim i Shtetit, kanë qenë ato të Shqipërisë”, u shpreh Zeka në studio.

Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe shpalljes së tij zyrtarisht “armik”, e gjithë familja u trajtua automatikisht si e tillë. Bashkim Shehu u arrestua në vitin 1982 pa prova konkrete, vetëm mbi bazën e biografisë familjare.

Në dëshmitë e tij, Shehu ka treguar se në birucat e Sigurimit është:

rrahur vazhdimisht

mbajtur me orë të tëra në këmbë

lënë pa gjumë dhe pa ushqim të rregullt

Ai thekson se torturat nuk ishin gjithmonë të dhunshme fizikisht, por të vazhdueshme, sistematike dhe psikologjikisht shkatërruese, me qëllim thyerjen graduale të njeriut.

Bashkim Shehu u dënua me rreth 10 vite burg politik, të cilat i vuajti në burgje dhe kampe pune, duke u kthyer në një nga dëshmitarët më të fortë të terrorit shtetëror të asaj kohe.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?