Aktualitet

Tjetër shembje në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë

KAON

Një ngjarje e frikshme është shënuar në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, disa gurë kanë goditur një automjet që ishte në lëvizje.

Sipas raportimeve, mjeti është goditur konkretisht në pjesën e përparme, duke pësuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dherave, situatë e përsëritur që nga inagurimi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?