Aktualitet

Durrësi i përmbytur, pezullohet mësimi në shkolla

KAON

Burime zyrtare nga ZVA Durrës, bëjnë me dije se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës.

Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe mbarë vendin prej disa orësh, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë zona të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e ‘Vollgës’ janë nën ‘pushetin’ e ujit, duke i bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave.

Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët.

Situatë problematike regjistrohet edhe në godinat e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitallë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?