AktualitetPolitike

Procedohet Adriatik Lapaj! 4 aktivistë në pranga

KAON

Përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, procedohet

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për shtetasit me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?