Aktualitet

Skandal me çmimet te Conad-i në Vlorë!

KAON

Qytetari shkruan se bëhet fjalë për ananas bio, i cili në një market në Orikum shitet me çmimin 350 lekë për kilogram, ndërsa në Conad Vlorë i njëjti produkt ofrohet për 1075 lekë/kg  më shumë se trefishi i çmimit.

 

 

Qytetari shprehet se ky nuk është një rast i izoluar, por një praktikë e përsëritur, ku shumë produkte në këtë rrjet shiten me çmime ndjeshëm më të larta krahasuar me marketet e tjera në zonë.

Shikoni vjedhjen (se abuzim është pak për ta thënë) që Conad në Vlorë u bën qytetarëve në prag festash. I njëjti ananas, dy supermarkete të ndryshme: në Orikum 350 lekë/kg, në Conad 1075 lekë/kg. Dhe nuk është rast i izoluar – çdo produkt kushton minimumi 30% më shtrenjtë se kudo tjetër”, shkruan qytetari për Publik Media.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?