Një popull që nuk revoltohet nuk meriton kaq keq.
Një popull që nuk revoltohet nuk meriton kaq keq. Meritоn edhe më keq.
T’i gëzoni rrugët që jua bënë Bela me Palloshin!
Asnjë keqardhje për:
– Ata që nisen për Kukës dhe mbesin në Rrugën e Kombit nga ngrica dhe bora, pasi kanë paguar rreth 6 600 lekë te trau i Çet Kastratit dhe Edi Ramës.
– Ata që nisen për Lezhë apo Shkodër, paguajnë 2 500 lekë te trau i Bashkim Ulajt – njeriut të cilit Rama dhe Balluku i bënë “nderin e jetës” – dhe më pas rrinë 5–6 orë në trafik.
– Ata që nisen për Vlorë dhe presin me orë të tëra në trafik në Lushnjë dhe Fier.
– Ata që nisen për Korçë dhe zhdëpen duke pritur 5–6 orë në Elbasan, te hinka e Bradasheshit, ose në aksin drejt Librazhdit.
Pra, në çdo drejtim që të dalin nga Tirana, shqiptarët – besimtarë të devotshëm të parrullës “jemi bërë fiks si Europa”, të cilën Rama ua reciton çdo ditë dhe ata e besojnë – edhe kur janë të bllokuar në trafik, humbasin para te taksat dhe trarët e Kastratit, Ulajt e Ramës, karburant dhe kohë pa fund.
Por një popull që nuk revoltohet nuk meriton kaq keq. Meritоn edhe më keq.
/Hysni Gurra/ Video: JOQ
