Prej netësh flenë jashtë nē mes të Tiranës
Ndërsa shumica prej nesh mblidhen pranë familjes dhe tryezave festive, ka edhe nga ata që përballen me të ftohtin, vetminë dhe mungesën e kushteve minimale për të jetuar.
Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania këtë foto prekëse, ku shihen dy persona të shtrirë në tokë, të mbuluar me batanije, pranë stadiumit “Dinamo”, afër kryqëzimit.
“Ju lutem, nëse dikush ka mundësi t’i ndihmojë 🙏. I lashë disa lekë sa m’u gjendën,” – shkruan ajo.
Pamje që të thyejnë zemrën, sidomos në këto ditë të ftohta fundviti, kur solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë më të forta se kurrë.
Nëse dikush ka mundësi të ofrojë ndihmë, qoftë ushqim, batanije apo strehim të përkohshëm, çdo gjest sado i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.
Sepse festat kanë kuptim vetëm kur nuk lëmë askënd pas. 🤍

