“Nga gjithë hiret, bukuri”-Poezi nga Charles Baudelarie
Sot në mëngjes në dhomën time
Më vjen Demoni tërë qesëndi
Tek don t’më zërë në gabime
Nis e thotë “Desha të di,
Nga gjithë hiret, bukuri
Që mendjen tënde ta kanë bluar
Nga hiret rozë, hijet në zi
Që trup’n e sajë kanë gatuar
Ç’i pelqen më shumë?” — Ti shpirti im
Ia ktheve djallit të mallkuar:
“Gjersa çfarë ka më jep gëzim
çdo gjë ia kam të preferuar
Sepse e tëra në qiell më çon
Ç’dua më shumë s’e di as vetë
Posi Agimi më verbon
Më ngushëllon si Natë e qetë
E derdhur është në harmoni
Ashtu e bëri i madhi zot
Me fjalë s’e themi as unë as ti
Atë bukuri s’e zgjidhim dot
O moj metamorfozë mistike
Tek mendja ime çfarë nuk sajon
Frymë e saj tinguj muzike
Zëri i saj porsi aromë”
Charles Baudelarie
Total 0 Votes
0
0
