Ilir Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve
Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një kallëzin në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
Ish-presidenti e akuzon Qosen për shpërdorim detyre, për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal.
Meta kërkon:
- Regjistrimin e procedimit penal;
- Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;
- Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale:
- Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP
- Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP
- Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP
- Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP

Total 2 Votes
1
1
