Meloni: 2025-a ishte e vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq!
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri stafit të Zyrës së Kryeministrit, nuk i ka kursyer batutat. Ajo këshilloi stafin e saj që të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë gjatë festave të Krishtlindjeve, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune.
Kryeministrja iu drejtua stafit edhe me nota humori, duke thënë se viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë, por se sfidat do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm. “Mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, tha ajo me shaka.
Total 0 Votes
0
0
