Kam 20 e kusur vjet që merrem me racën tuaj
Edi Rama zhvilloi një takim sot me biznesmenë, ku deklaroi se projekti i Paqes Fiskale do shkojë përpara, edhe pse ka hasur në kundërshti të forta jo vetëm nga bota e biznesit. Por në takim, Rama u përplas me ndërtuesit, të cilët prej vitesh e kanë majmur atë dhe rrethin e tij të ngushtë me apartamente dhe para të thata.
Kujtojmë se vetëm zëvendësja e Ramës, Belinda Balluku, përflitet si pronare e mbi 300 apartamenteve. Ndërkohë Rama u denoncua në një raport të OSBE se ishte pronar i mbi 200 milionë eurove në llogari offshore përpara se të bëhej kryeministër. Kur një nga ndërtuesit kërkoi që të përfshiheshin në Paqen Fiskale, Rama e ofendoi hapur.
‘Kam 20 e kusur vjet që merrem me racën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksiononi. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës,’ shtoi Rama.
Kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, u akuzua hapur nga biznesmenët se merrte të paktën 15 përqind të ndërtimit për vete. Tani opozita deklaron se nuk bëhet fjalë më për 15 përqind, por për kate të tëra.
