AktualitetPolitike

Berisha fton qytetarët në protestë

KAON

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha fton qytetarët në protestë: Sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës

Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës.
Të vijnë në Tiranë.
Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret.
Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi.
Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.
22 dhjetori është një ditë e shënuar.
Është një ditë që fton çdo shqiptar.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?