Aktualitet

Del video e atentatit të djeshëm në Rinas

KAON

Është publikuar momenti i atentatiti mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 të 11 nëntorit 2025, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej viktima,  i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona, Spanjë.

Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalamitarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet.

Pamjet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?