Ky mirë që nuk iku, por fuska hundët nëpër SPAK dhe në gjykata.
Klodian Tomorri
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit. Emisioni investigativ Plug denoncoi të dhëna që tregojnë se Arben Rakipi, edhe pse nuk i lejohet të ushtrojë biznes privat, ai dhe familjarët e tij themeluan në vitin 2020 një studio ligjore. Studio “Rakipi & Partners”, rezulton se është përfaqësuesja ligjore e Erion Veliajt kundër SPAK. Më herët emisioni Plug ka denoncuar faktin se Arben Rakipi ka qenë i angazhuar profesionalisht në OJF-t e Ajola Xoxës, duke treguar kapjen korruptive të sistemit të drejtësisë. Jo vetëm kaq, por Arben Rakipi e ka kthyer shkollën e magjistraturës çerdhe punësimesh për familjarët e tij.
Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, denoncoi një tjetër skandal që lidhet me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Ish-gjykatësi i periudhës së diktaturës, që mbajti postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit në vitet 1997-2002, i akuzuar nga Partia Demokratike si shërbëtor i socialistëve, sot drejton në shkelje të plotë të ligjit, Shkollën e Magjistraturës, institucionin e vetëm në vend që prodhon prokurorët dhe gjykatësit që duhet të hetojnë krimin e organizuar apo korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Studio ligjore e familjes Rakipi, rezulton se është përfaqësues ligjor i Erion Veliajt, përballë prokurorëve të SPAK që prej muajsh janë duke e hetuar familjarisht për katër vepra penale.kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme, ku studio ligjore e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, ofron mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës. Emisioni Plug ka denoncuar më herët, se Arben Rakipi ka qenë i angazhuar profesionalisht në OJF-t e Ajola Xoxës për reformën në drejtësi.
Por jo vetëm qëndrimi në detyrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe në shkelje të hapur të ligjit, por Arben Rakipi e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në institucion për punësimin e familjarëve të tij. sipas verifikimeve dhe denoncimeve në media, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e magjistraturës bashkëshoren dhe motrën e tij, ku njëra është pedagoge dhe eksperte dhe tjetra shefe departamenti. Në studion e Arben Rakipit janë aksioner dhe ish prokurori Ermir Beta, i cili dha dorëheqjen nga detyra për ti shpëtuar vettingut, si dhe Romina Zano, një juriste e cila ka qenë e angazhuar profesionalisht në Fondacionin Shoqëria e Hapur të George Soros. Pra si në çdo rast, pas çdo drejtuesi të Drejtësisë së re na del financimi i Xhorxh Soros, nëpërmjet Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës. Më pas hartojmë ligje sipas oreksit, i firmosim e në fund nuk I zbatojmë as vetë, e kur abuzimet bëhen mullar, sërish mbrojmë njeri-tjetrin.
