Aktualitet

Lajm i fundit: Kër*cënohet me jetë Drejtori i IMT-së (EMRI)

KAON

Klajdi Meci, drejtor i IMT-së në Tiranë, është kërcënuar me jetë nga shtetasi Leonard Nikolla.

Ai ka hyrë në zyrën e sekretares dhe i ka deklaruar se, jam i armatosur dhe kam ardh të vras Klajdi Mecin…

 

Klajdi Meci është përmëndur nga kryetari i PD, Sali Berisha si i afërm i Altin Dumanit kur flitej për çështjen e Erion Veliaj i cili e vuri drejtor në disa institucione, ku e fundit është drejtoria e IMT.

 

Sipas kallëzimit të bërë nga Drejtori i kontrollit të territorit, nuk ndodhej në institucion pasi ndodhej në terren.

Pasi është njoftuar për situatën nga stafi Klajdi Meçi ka shkuar pranë komisariatit numër 3 në tiranë dhe ka bërë kallëzim.

Në deklarimin e dhënë para oficerëve të policisë, ai ka sqaruar se personi në fjalë ankohet për një objekt që sipas Meçit ka sigurim padie të aprovuar nga Gjykata dhe në bazë të legjislacionit që Kontrolli i Territorit operon. nuk mund ta prishin ndërkohë qe ky shtetas kërkon të shkelet Vendimi, duke e prishur objektin.

Por, që sipas Meçit, nuk është thelluar më tej për situatën se çfarë konkretisht personi pretendon.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?