Makina e djegur pranë Tapizës, gjenden dy kallashnikovë brenda automjetit
Makina e djegur pranë Tapizës, gjenden dy kallashnikovë brenda automjetit
Mbrëmë, në orët e vona, një automjet tip “Peugeot” u gjet i djegur pranë zonës së Tapizës, në afërsi të fshatit Dritas në Kamëz.
Gjatë kontrollit, forcat e policisë konstatuan se brenda në makinë ndodheshin dy armë automatike kallashnikov dhe dy karikatorë.
Automjeti ishte pa targa dhe armët ishin vendosur në sediljen e pasme.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur grupe të shumta të policisë, të cilat po kryejnë hetime për identifikimin e pronarit të automjetit dhe rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa makina është dërguar për ekspertizë të mëtejshme në laboratorin kriminalistik.
