AktualitetPolitike

Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Ata që dikur kacavirreshin për të, dje i bënë gjyqin. Rama s’do e gëzojë dot Gjipenë

KAON

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ku u votua për shkarkimin e Erion Veliajt.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Ata quhen larva njerëzore që kacavirren dyerve të dritareve. Dje i bënin gjyqin Veliajt, ndërsa kohë më parë kacavirreshin. E patë se si ishin ata sot, nxinin se panë fatin e Erion Veliajt te vetja. E di ndrikull Xhaçka se atë pronë nuk do ta gëzojë. Edi Rama e di mirë se për ato vjedhje monstruoze do i vijë dita. E di mirë se Gjipenë nuk do ta gëzojë. Ai ishte supergjyq. Njerëz që kacavirreshin dikur, dje i bënin gjyqin. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj. Asgjë në botë të vërtetën dhe të drejtën se pengojnë dot.”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?