Aktualitet

Tiranë/ Ra nga lartësia, humb jetën punonjësi i firmës së ndërtimit

KAON

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë ndërtimi në Kinostudio, ku një 66-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte.

Si pasojë e plagëve të marra, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj”, njoftoi policia e Tiranës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?