Aktualitet

VIDEO/ Dhu*nohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

KAON

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësori, janë dhunuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl”. Raportohet se fillimisht, agresori është konfliktuar me babain e Genardit, i cili më pas ka telefonuar të birin për ndihmë. Sapo ka mbërritur, Genardi është goditur menjëherë me grushte, duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe trup.

Vetë Genardi ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me hundën e fashuar dhe me gjak në buzë, duke konfirmuar ngjarjen dhe gjendjen e tij pas dhunës së ushtruar.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?