Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni
Ushtria izraelite pretendon se ka pritur një raketë të lëshuar herët sot nga Jemeni, ndërsa sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në zona të shumta në gjithë vendin.
Sipas një deklarate të ushtrisë, pritja ka ndodhur në agimin e së dielës, por nuk specifikohet se cilat zona ishin në shënjestër ose nëse ka pasur ndonjë dëm.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi i Jemenit mbi deklaratën izraelite.
Që nga nëntori i vitit 2023, grupi ka synuar gjithashtu anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Raportohet se gjatë konfliktit janë vrarë më shumë se 57.300 palestinezë.
Total 0 Votes
0
0
