AktualitetBota

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

KAON

Izraeli po përballet me mungesë të interceptorëve të sistemit të mbrojtjes kundërajrore, sipas një raporti të fundit të Wall Street Journal.

Sipas burimeve amerikane të paidentifikuara, rezervat e interceptorëve të raketave Arroë po pakësohen, duke rritur shqetësimet për dobësimin e kapacitetit mbrojtës të Izraelit ndaj kërcënimeve nga raketat balistike iraniane.

Interceptorët Arroë janë pjesë kyçe e sistemit të mbrojtjes izraelite, i cili përfshin edhe sistemet “Sling David” dhe “Kupolën e Hekurt”. Arrow 3 ka një rreze veprimi prej gati 1,500 miljesh, duke mundësuar shkatërrimin e raketave balistike para se ato të hyjnë në hapësirën ajrore izraelite. Arrow 2 përdoret për të ndalur raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

Në netët e fundit, qielli mbi qytetet izraelite është ndriçuar nga sulmet iraniane dhe sistemet e mbrojtjes vazhdimisht kanë neutralizuar raketa dhe dronë iranianë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e këtyre sistemeve në mbrojtjen e vendit.

Duket se Izraeli është në pritje të vendimit të Trump i cili ka theksuar se po shqyrton mundësinë e futjes së SHBA në luftë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?