Aktualitet

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

KAON

Ditët e fundit, qytetarë të shumtë në Shqipëri kanë marrë mesazhe me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare, ku duket se synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre.

“I nderuar klient,

Për shkak të informacionit të paplotë të adresës, dërgesa juaj nuk mund të dorëzohet. Ju lutem plotësoni të dhënat e sakta dhe kryeni pagesën e tarifës së shërbimit për ridërgimin nëpërmjet lidhje zyrtare më posht: 

Ky veprim është i domosdoshëm për të vazhduar me procesin e dorëzimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Posta Shqiptare” – thuhet në mesazhin që u ka mbërritur qytetarëve, shoqëruar me linkun përkatës.

Mbi rastin në fjalë ka ardhur një reagim edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila thotë se ka ndërmarrë masa për të bllokuar këtë skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme. Sipas AKSK-së, domaini i dyshuar është raportuar dhe i është dërguar për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Reagimi i plotë:

KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.
Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.

Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.

⚠️ Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta!

AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital.

I nderuar klient,

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?