Ulsi Manja: Shqipëria e vendosur për të forcuar sigurinë kibernetike!
Ulsi Manja: Shqipëria e vendosur për të forcuar sigurinë kibernetike! ⚖️🇦🇱
📍Ministria e Drejtësisë – Në kuadër të projektit CyberSEE të BE dhe Këshillit të Evropës, u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Evropës, Prokurorisë, Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

🙌 Qëllimi i takimit ishte analiza e Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik dhe përafrimi i legjislacionit kombëtar për të garantuar zbatim sa më efektiv të këtij instrumenti ndërkombëtar dhe për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet e huaja në luftën kundër krimit kibernetik. ⚖️🇦🇱

Total 0 Votes
0
0
