Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopështi në Gramsh
Një skandal ka ndodhur në një kopshti shtetëror në Gramsh, ku 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi.
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi në Gramsh, i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror në Gramsh.
Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut.
Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit, ndërsa autoritetet e kanë mbajtur të fshehtë situatën e krijuar.
Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.
Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi.
Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.
