Berisha denoncon: Në bar kafenenë e një vëzhguesi të PS u gjetën materiale zgjedhore
Sali Berisha, ka denoncuar një rast të mundshëm të manipulimit zgjedhor në fshatin Pekisht të Elbasanit. Sipas tij, pas një informacioni të marrë nga Blendi Himçi, janë gjetur materiale zgjedhore dhe sasi të konsiderueshme narko-euro në barin e kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, i cili është vëzhgues i besuar i Partisë Socialiste.
Berisha ka deklaruar se Himçi ka vizituar barin në mëngjes herët dhe ka gjetur fletë dhe lista votimi që “flinin” prej disa netësh, si dhe karta identiteti dhe sasi të konsiderueshme narko-euro.
“Pas një informacioni, deputeti i ardhëm i Elbasanit Blendi Himçi mori vesh mbrëmë që në Pekisht në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.
Sot në mëngjes herët zoti Himçi shkoi vetën në kafenenë, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do të paraqesim tani para jush.
Fletë dhe lista votimesh që flinin prej disa netësh në bar kafenë e Dervish Beqiri.
Karta ID, fletë votimi dhe narkoeuro, bollëk i madh”, tha ai.
