Vota e diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën…
Vota e diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në
Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës.
Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur. Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.
DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli.
