Për 7 ditë 36 mijë zarfe nga Greqia!
Në KAS po shqyrtohet kërkesa e PS-së e cila kërkon të shfuqizohet vendimi i KQZ-së për të lënë mënjanë votat e ardhura nga diaspora e Greqisë.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu është kundër. Ai evidentoi se nga 17 prilli deri në 4 maj në KQZ erdhën 17 mijë zarfe, pra 1 mijë zarfe në ditë. Nga data 5 maj deri më 11 maj kanë arritur 36 mijë zarfe, mesatare ditore 6 mijë zarfe. Në zyrat e DHL–së kemi parë drejtuesin politik të PS-së.
Logu nënvizoi kërkesën e PD-së se nuk do të lejojnë të numërohet vota e diasporës së Greqisë pa u vërtetuar që ata janë të votuesve dhe jo thasët e mbushur me patronazhistë të PS-së.
Kerkesa që po shqyrtohet në KAS
Kërkesa ankimore nr. 22, datë 12.05.2025, depozituar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me objekt “Shfuqizimin e aktit nr. 1121, date 12.05.2025 te KSHZ si absolutisht te pavlefshëm, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.
