Aktualitet

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim 140 milionë euro

KAON

Zëvendës/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i Vlorës është një investim prej 140 mln euro. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se pista e e aeroportit i plotëson të gjitha kushtet, ndërkohë që e ka quajtur këtë një moment historik.

“Sot ka të bëjë edhe me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama. Afati kontraktual ka qenë pranvera e vitit 2026. Kjo skuadër në bashkëpunim të ngushtë, konsorsiumi, ka dorëzuar një pistë, flitet për një pistë të butë si mëndafshi. I plotëson të gjitha kushtet. Për Vlorën ky është moment historik. Sot jemi këtu në Vlorë, për të dorëzuar këtë vepër. Sot është çertifikuar pista. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro. Këtu në Vlorë do të aplikohen 3 modele biznesi. Një sektor i ri, do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, por do krijojë dhe një mundësi të re punësimi. Ky aeroport do të kthehet në inkubator të dijes. Kërkohet fuqi punëtore këtu. Vlora nuk do e përballojë dot, ndajeni pak me Fierin. Ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe, një linjë prej 5 kilometrash, hekurudha që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës. Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. Aeroporti i Vlorës, është i kategorisë 4E, i diznjeuar për fluturime transoqeanike”, tha Balluku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?