AktualitetPolitike

Gazetari: Kodi zgjedhor u prish nga maskaresha sorosiane

KAON

Gazetari Bledian Koka, pjesë e panelit të emisionit Top Story sulmoi ish ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Koka tha se Kodi u miratua duke shkelur një marrëveshje në tokën amerikane nga një ambasadore maskareshë, teksa shtoi “Torollakja na la një mekanizëm që e bllokon rotacionin”.

“Kodi është problemi më i vogël që ka Shqipëria, nuk është se kam parë galvinizim nga PS apo PD, ishte zoti Basha vendoste ai për të vetët, Rama apo Berisha vendosin ata për të vetët. Krim i madh që nuk mund të heshtim, është çaktivizuar mekanizmi i koalicionit, s’e di cili vend i ndalon koalicionet. Për të justifikuar të keqen djalli citon edhe Biblën, logjika e popullit thotë që uji që rrjedh pihet. Kodi u miratua duke shkelur një marrëveshje në tokën amerikane nga një ambasadore maskareshë. Torollakja na la një mekanizëm që e bllokon rotacionin”, tha Koka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?