AktualitetPolitike

Berisha: Ambasada e SHBA, në kontakte “non stop” me ne

KAON

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Partia Demokratike ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ambasadën e SHBA në javët e fundit, ku është folur ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit.

Kontaktet e ambasadës me opozitën, kanë qenë non stop, dhe me temë zgjedhjet. Ka një interes absolut të tyre për një proces të rregullt zgjedhor dhe e kanë përcjellë në takim me përfaqësuesit tanë”, tha Berisha në A2 CNN.

I pyetur për mesazhin e fundit të publikuar nga llogaria e mbasadës në rrjetet sociale, Berisha u përgjigj: “Ka publikuar një qëndrim të zv.presidentit JD Vance, ku thotë “mos kini frikë nga vota”, siç ka Edi Rama”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?