AktualitetPolitike

Berisha thirrje policëve: Mos zbatoni urdhra kriminelësh dhe komisarësh që bashkëpunojnë me bandat

KAON

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos i binden urdhrave sipas tij të dhëna nga drejtuesit e tyre të lidhur me krimin, por të jenë në shërbim të qytetarëve.

Nga Librazhdi ku ka prezantuar kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se çdo orë shtesë e efektivëve do të paguhet me ardhjen në pushtet të qeverisë demokratike.

“Kam një thirrje për punonjësit e policisë, mos shkelmoni mbi djersën dhe mundin tuja, mbi sakrificat tuaja. Pas 11 majit ju garantoj se çdo orë e tyre do të paguhet. Trajtim i ri për çdo polic por mos zbatoni urdhra kriminelësh dhe komisarësh kriminelë që bashkëpunojnë me bandat. Zbatoni ligjin dhe jini shërbëtorë të qytetarëve”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?