Aktualitet

Zbardhet vjedhja me dhunë në Lezhë, arrestohen 3 autorët

KAON

Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen me dhunë të ndodhur më datë 28 prill, në banesën e një 66-vjeçari në fshatin Gajush.

Si rezultat i hetimeve, policia bën të ditur se janë arrestuar tre autorët e dyshuar të vjedhjes, të cilët morën një shumë të konsiderueshme parash dhe një armë gjahu.

Operacioni ka çuar në arrestimin e shtetasve K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë, A. S., 21 vjeç, banues në Korçë, dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

LEXO EDHE:

“Lutje për birin tim”-Poezi nga Sokrat Turtulli

 

Nga hetimet ka rezultuar se të tre shtetasit janë përfshirë në vjedhjen e 1.500 dollarëve, 880 eurove, 50,000 lekëve dhe një arme gjahu në banesën e 66-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të 28 prillit.

 

Po ashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 5 celularë dhe dy automjete që janë përdorur gjatë vjedhjes.

Në vijim të hetimeve, është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i njërit prej të arrestuarve, shtetasi Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët në kryerjen e veprës penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?