AktualitetPolitike

Rama në Durrës: Pas tërmetit, kemi ende për të bërë, por ia dolëm të krijojmë një lagje të re!

KAON

Edi Rama: Pas tërmetit, ne pak nga pak filluam të hapim dyert e shtëpive të reja, sot kemi ende disa për të sistemuar, por jemi shumë të lehtësuar sepse kemi një lagje krejt të re ‘Rilindjen’. Po punojmë për ndriçimin dhe çdo detaj tjetër që të jetë një zonë rezidenciale.

Nëse nuk do ishim ne në qeveri, por do ishte këneta, sot harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja. Ata kanë dhënë prova. Nëse do të ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinojeni çarë po bëhej me Covidin.

Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por për një periudhë kur u godit rëndë sistemi i furnizimit me energji elektrike, ne jo vetëm nuk e rritëm një qindarkë çmimin, por e kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5%.

Sot, Durrësi është një kantier që vazhdon me projekte e projekte, që vijojnë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?