Bota

Bloomberg: Nuk ka asnjë sondazh të besueshëm për zgjedhjet e 11 Majit

KAON

Media e madhe amerikane, Bloomberg, publikoi një shkrim për ndikimin e Donald Trump në zgjedhjet shqiptare të 11 Majit.

Shkrimi përmban ato informacione që janë cituar më përpara.

Bloomberg shkruan se ish-menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita do të këshillojë opozitën në rrugën për fitoren e zgjedhjeve.

Kurse Edi Rama po përpiqet të joshë administratën e Trump duke i hapur rrugë një investimi të dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner. Rama thotë se e ka shok dhëndrin e Trump, por nuk mund të thotë nëse edhe Kushner e ka shok atë.

Megjithatë, një nga përcaktimet më të rëndësishme në analizën e Bloomberg është se në Shqipëri nuk ka asnjë sondazh të besueshëm për zgjedhjet e 11 Majit.

“Ndërsa nuk ka një sondazh të besueshëm publik përpara votimit të 11 majit, Shqipëria është vetëm një nga disa vende ballkanike në të cilat administrata dhe bashkëpunëtorët e Trump kanë një interes,” shkruan media amerikane.

Ky vlerësim vjen në kohën kur në mediat qeveritare kanë shpërthyer sondazhet që afërmendsh parashikojnë një fitore të Edi Ramës.

Ndërkohë sondazhet e brendshme tregojnë të kundërtën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?