AktualitetPolitike

OSBE/ODIHR/ “300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit”!

KAON

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht punën për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

• Misioni do të monitorojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, përfshirë kuadrin ligjor, administrimin e fushatës, mbulimin mediatik dhe transparencën në rrjetet sociale.

• Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, njoftoi se gjatë procesit do të vlerësohet përputhshmëria e zgjedhjeve me angazhimet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas. •

Ndërkohë për ditën e zgjedhjeve, pritet të mbërrijnë 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa do të ketë përfaqësues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian.

• I pyetur mbi planin e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve, Zannier tha se është ende herët për të dhënë një opinion mbi këtë çështje.

• Ai shtoi se misioni i OSBE/ODIHR do të fokusohet në detyrat e tij dhe nuk do të kryejë aksione të tjera përtej mandatit të vëzhgimit. • Zannier gjithashtu është pyetur nëse do të ketë në fokus dhe çështjen e ‘parave në fushatën elektorale’.

• Gjatë deklaratës për mediat, Zannier theksoi se deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë. Sipas Zannier, kjo është një nga çështjet më në fokus të ekipit të tij.

• Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur sot punën për monitorimin e procesit të zgjedhjeve në vend.

• Gjatë deklaratës për mediat Zannier theksoi se bashkëpunimi i institucionet vendase do të jetë. • Por përsa i përket gjetjeve të tyre për procesin e zgjedhjeve në vend, theksoi se do të ndahen përmes raporteve zyrtare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?