AktualitetPolitike

Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Rama: Unë s’kam punë aty!

KAON

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është i përfshirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt.

Rama theksoi se angazhimet e tij në Bashkinë e Tiranës kanë përfunduar që në vitin 2011 dhe se ai nuk ka lidhje me drejtimin e këtij institucioni.

“Pak më serioz. Shikoj që ke disa punë atje në bashki…”, ishte komenti i një qytetareje të quajtur Rozana. 

Rama iu përgjigj: “Nuk e drejtoj unë bashkinë. Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK më 10 shkurt. Pas arrestimit të tij, kryeministri Rama ka vizituar disa herë bashkinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?