Trump: Nuk ka njeri që ta ndalojë Putinin, përveç meje
Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka dhënë një intervistë për Clay Travis, themeluesin e portalit Outkick, ku ka diskutuar për negociatat e mundshme të armëpushimit në Ukrainë.
Trump ka komentuar marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. “E njoh shumë mirë,” tha Trump.
Trump tha se, “Nuk mendoj se ka njeri në botë që mund ta ndalojë Putinin, përveç meje, dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndaloj atë.” Ai vazhdoi duke thënë: “Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe unë thjesht dua të shoh që njerëzit të mos vriten. Ata po humbasin fëmijë të vegjël çdo javë, dhe viktimat janë si rusë dhe ukrainas.”
Total 0 Votes
0
0
