“Unë kurrë s’të thashë: Të dua!-Poezi nga Teodor Keko
Sado te mundohem qe ti te mos hysh
ne vargjet e mia ti je gjithmone.
Ti ngrite nje varg te madh ne zemer
me ndjenjen qe mbet prej jehones.
E di, s’munda ta hap zemren dhe ti
mos dalesh si lulja e pare e pranveres.
Ti je ne cdo gulc te shpirtit tim,
gjithmone nje afsh i madh dehes.
Pse mbete valle? As vete s’e di!
Une kurr s’te thashe: te dua!
Kurre vetes s’i thashe me besim:
Jam i sigurt, ajo me do mua!
Kete s’e mora vesh kurre nga ti.
Ti ike e qete pa bere jehone.
Megjithese kurre s’te thashe: te dua!
ne zemer me mbete pergjithmone.
Shumë të kam dashur por…
Në Selanik anijet mbërrijnë,
në port unë mbeta far i gjallë.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty ama, kërkund s’të pashë.
Në Selanik avionët mbërrijnë,
në pistë unë pija lotin tim.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty s’të gjeta n’udhëkalim.
Atëherë u mbylla në vetvete
me shumë whisky e n’akull pak.
Në darkë i dehur po mendoja:
Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka…
me shumë whisky e n’akull pak.
Në darkë i dehur po mendoja:
Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka…

Total 0 Votes
0
0
