AktualitetPolitike

LAJM I FUNDIT/ Kryetarja e deleguar e bashkisë Anuela Ristani shkarkoi Goxhajn dhe Dokushin, reagon Berisha…

KAON

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, ku Sara Goxhaj dhe Alban Dokushit u shkarkuan nga kryetarja e deleguar e bashkisë Anuela Ristani.

Berisha u shpreh se Ristani është një njeri pa asnjë autoritet nga Këshilli Bashkiak dhe veprimet e saj vijnë pasi ajo ka marrë në dorë bashkinë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se më herët, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar sot nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Tre ditë më parë, 18 mars 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj emëroi nga qelia Sara Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit.

Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën ku u pyet lidhur me çështjen hetimore të Erion Veliajt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?