Arrestohen edhe 2 zyrtarë socialistë (EMRAT)
Dy zyrtarë të Partisë Socialiste janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se zyrtarët socialistë në pranga janë ish-drejtuesi i IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, të cilët janë ndaluar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së prokurorit Bledar Maksuti.
Ky i fundit mësohet se ka nisur një hetim për nxjerrjen sekretit hetimor ndaj dy të arrestuarve. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në drejtim të mediave dhe personave të tjerë materiale dhe dokumente hetimore të cilat janë në proces zhvillimi.
Total 0 Votes
0
0
