Apeli la në burg Veliajn, avokati Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë të re!
Apeli i GJKKO la në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por avokati i tij, Maks Haxhia paralajmëroi se çështjen do ta çojnë edhe në Gjykatën e Lartë, ku presin që të pranojë kërkesën e kryebashkiakut për ta liruar nga qelia.
I pyetur nëse për këtë masë sigurie të dhënë në Apel ndikuan provat e reja të SPAK, ai tha: “Jo absolutisht, është i njëjti material që ka qenë edhe në shkallën e parë”.
Avokati Maks Haxhiaj: Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.
Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në GJL dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë
