Rama mbyll TikTok-un pak ditë para fushatës elektorale
Në prag të fushatës elektorale për votimet e 11 majit Rama ka urdhëruar mbylljen e Tik-tokut. Kjo nuk është asgjë tjetrë veçsë një iniciativë e tij prej frikës që e ka kapluar për humbjen e sigurte të zgjedhjeve.
Në këtë platformë qytetarët shprehin lirshëm bindjet dhe mendimet e tyre dhe kjo e tmerron Edi Ramën.
Manastirliu: Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme.

“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok. Kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindër, 65 mijë prindër të pyetur në 1300 takime. Janë aspekte që lidhen me sigurinë e fëmijëve ndaj platformave që kanë përmbajtje të pakontrolluar. Në këto takime, me qëllim edhe realizimin e planit të veprimit të ri sa i takon forcimit të mekanizmave të parandalimit sa i përket incidenteve që sjellin dhunë fizike, bullizmin apo edhe atë online, prindërit kanë rekomanduar mbylljen ose kufizimin e TikTok.
Duke marrë të gjitha faktet dhe elementet që lidhen direkt me sigurinë e fëmijëve, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj. Periudhë që do të na lejojë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Jemi në komunikim me TikTok sa i takon filtrave, moshës së aksesit, kontrollin prindëror dhe filtrave të domosdoshëm lidhur me të gjitha aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Me këto filtra do të parandalojmë edhe promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok”, tha ministrja.
“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që në bashkërendim që me përfaqësuesit e TikTok të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura që aksesi në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë. Ato materialet që qarkullojnë, që ne i kemi marrë, ka akte deri në vepra penale, nxisin dhunën dhe kur të rishikohet masa që është propozuar nëse do të ketë plotësime të këtyre kritereve atëherë të jemi krejtësisht të qetë që lundrimi i fëmijëve të jetë i sigurt, pa efektet e dhunës dhe nxitjes së bullizmit online me efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Do të ketë Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike, do të duhen disa ditë apo 1 javë për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok”, tha ajo.
