Aktualitet

Arrestohen shefa krimesh të përfshirë në grupe kriminale, shpallet në kërkim …

KAON

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin e përbashkët të SPAK, AMP-së dhe Policisë së Shtetit. Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni i cili është shtrirë në disa qytetë të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën, janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Gjatë operacionit të SPAK, AMP-së dhe Policisë janë lëshuar 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se 4 masa të sigurisë janë për oficerë të policisë. Deri më tani janë ekzekutuar tre masa, ndërkohë që një tjetër nga radhët e bluve është shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është shefi i Krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska, i cili akuzohet për për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza si dhe kolegu Ruska. Ndërkohë, një tjetër akuzë e cila rëndon mbi Alisinanajn është dhe ajo e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Sakaq, në kërkim është shpallur Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, Ai akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Police të arrestuar nga Amp:

 

1)-Shkëlzen Ruska me detyrë shef krimesh në Himarë,

Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

2)-Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje,

Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

3-Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”:

1-Elvis Dervishi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë,

Akuzat: trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?