AktualitetPolitike

Negociatat me PD, Meta siguron 4 emra në listën e sigurt, ja marrëveshja me aleatët e tjerë

KAON

3 ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimieve të koalicioneve zgjedhore në KQZ, PD ka mbyllur negociatat me shumicën e aleatëve të saj.
Sipas burimeve për gazetarin Osman Stafa, negociatat më të vështira kanë qënë me Partinë e Lirisë, pasi kjo parti kërkonte të kishte në lista të sigurta, mbi 7 deputetë. Por PD, është ndalur në 4, aq sa deputetë PL, nxorri në zgjedhjet e 2021-it. Ende nuk bëhet e ditur, se në cilat qarqe do të jenë 4 emrat e listës së mbyllur.

Sa i takon partive të tjera aleate, PAA e Agron Dukës, do të ketë një deputet në listën e mbyllur të Durrësit.

PBDNJ e Vangjel Dules, përsëri do të ketë një vend në listat e mbyllura të opozitës.

 

 

Sa i takon PDIU-së së Shpëtim Idrizit negociatat janë duke vijuar. Sipas burimeve PD i ka ofruar kësaj partie vetëm një vend në listë të mbyllur, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?