AktualitetPolitike

Rama në “Sy m’sy”: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por…

KAON

“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh.

Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit.  Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.

Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt.

Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”-u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?